Pas thirrjeve të vazhdueshme në dy ditët e fundit, presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky e ka konkretizuar kërkesën e tij për anëtarësim në BE duke firmosur aplikimin.
Media ukrainase “Interfax” ka publikuar edhe një kopje të dokumentit.
Më herët gjatë ditës së sotme përmes një videomesazhi, Zelensky i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i japë vendit të tij anëtarësim “të menjëhershëm”.
“Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe më e rëndësishmja, të jemi në baza të barabarta. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se është e mundur.”-tha ai.