Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky këmbëngul, bën thirrje për anëtarësim të menjëhershëm të Ukrainës në BE


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po i kërkon Bashkimit Evropian që t’i japë vendit të tij anëtarësim “të menjëhershëm”.

“Qëllimi ynë është të jemi së bashku me të gjithë evropianët dhe më e rëndësishmja, të jemi në baza të barabarta. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se është e mundur.”-tha ai, citon BBC.

Në një videomesazh, Zelensky u bëri thirrje gjithashtu ushtarëve rusë që të linin armët.

“Hiqni pajisjet tuaja. Largohuni nga këtu. Mos u besoni komandantëve tuaj. Mos u besoni propaganduesve tuaj. Vetëm shpëtoni jetën tuaj.”– u tha ai atyre.

Udhëheqësi ukrainas tha gjithashtu se autoritetet do të lironin të dënuarit me përvojë luftarake në mënyrë që ata të mund të ndihmonin në mbrojtjen e vendit.

“Ne kemi marrë një vendim që nuk është i lehtë nga pikëpamja morale, por që është i dobishëm nga pikëpamja e mbrojtjes sonë.”– shtoi ai.