Airbnb njoftoi të hënën se do ofrojë ‘”strehim falas, afatshkurtër’ për refugjatët që ikin nga konflikti në Ukrainë. Përpjekjet e platformës do të fokusohen në Gjermani, Poloni, Hungari e Rumani dhe mund të shtrihet në ofrimin e akomodimit afatgjatë.
Airbnb njoftoi lëvizjen në një postim në blog, duke deklaruar se strehimi do financohej nga vetë Airbnb, donatorë të fondit të refugjatëve të kompanisë dhe mikpritës që ofrojnë pronat e tyre falas përmes Airbnb.org.
Lëvizja nuk është e paprecedentë për Airbnb, e cila ka ofruar strehim për refugjatët afganë, sirianë dhe venezuelianë gjatë pesë viteve të fundit, për njerëzit e prekur nga fatkeqësitë natyrore dhe për punonjësit e kujdesit shëndetësor gjatë javëve dhe muajve të parë të pandemisë Covid-19.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi pohoi të hënën se rreth 500,000 refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi një ofensivë ushtarake javën e kaluar. Shumica e atyre që ikën kanë qenë gra dhe fëmijë, për shkak të autoriteteve ukrainase që urdhërojnë burrat në moshën e përshtatshme të qëndrojnë dhe të luftojnë.
Polonia, Hungaria, Rumania dhe Moldavia kanë marrë shumicën e refugjatëve, tha Grandi. Raportet sugjerojnë gjithashtu se disa kanë kaluar në Bjellorusi, ku qeveria po mbështet operacionin ukrainas të Rusisë.
Zyrtarët ukrainas dhe rusë u takuan në Gomel, Bjellorusi të hënën për bisedime paraprake të paqes. Pas negociatave, delegacionet nga secila palë u kthyen në kryeqytetet e tyre, me negociatorin e Kremlinit Vladimir Medinsky duke thënë se ata kishin rënë dakord për një raund të dytë diskutimesh më vonë këtë javë.
Ndërkohë në Ukrainë, luftimet vazhdojnë. Forcat ruse kanë angazhuar trupa dhe milici ukrainase në qytetet Kharkov dhe Mariupol, si dhe në periferi të Kievit.
Politika e jashtme e Moskës për dekada ka synuar të bllokojë pranimin e Ukrainës në aleancën e NATO-s.