Britania e Madhe do të vendosë sanksione edhe ndaj Bjellorusisë për rolin e saj në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha se sanksionet do të vendosen kundër individëve dhe organizatave për rolin që vendi i tyre po luan në pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
“Regjimi i Lukashenkos po ndihmon në mënyrë aktive dhe po nxit pushimin e jashtëligjshëm të Ukrainës dhe do të ndjejë pasoja ekonomike për mbështetjen e Putinit”, tha Truss.