Vendosni fjalën kyçe....

Dita e 6-të e luftimeve, ç’të rejash kemi deri tani nga Ukraina?


Ndërsa sot futemi në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, më poshtë BBC rendit informacionet më të fundit lidhur me luftën mes dy vendeve.

  • Në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – u vranë të paktën 10 njerëz dhe 20 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi të madh kur një raketë ruse goditi selinë e qeverisë rajonale.
  • Presidenti i Ukrainës e quan këtë një akt “terrorizmi shtetëror” dhe akuzon Rusinë për krime lufte pasi sipas tij po sulmohen edhe zona të banuara dhe civilë, duke përfshirë 16 fëmijë të vrarë.
  • Në një fjalim në një sesion të posaçëm të parlamentit të BE-së, presidenti Volodymyr Zelensky apeloi për anëtarësim të Ukrainës në BE, duke thënë se blloku do të jetë më i fortë me Ukrainën në të.
  • Në qytetin verilindor të Okhtyrka-s në Ukrainë, deri në 70 ushtarë ukrainas thuhet se janë vrarë në një sulm artilerie ruse.
  • Ndërkohë, një kolonë e madhe automjetesh të blinduara ruse po përparon drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
  • Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një konferencë të OKB-së e ka justifikuar sulmin në Ukrainë duke thënë se është për të parandaluar marrjen e armëve bërthamore nga Ukraina.
  • Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson e ka akuzuar sot Rusinë për sulme “barbare dhe pa dallim” dhe thotë se është i gatshëm të intensifikojë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë për aq kohë sa duhet.

Harta e përparimit të pushtimit rus në Ukrainë sipas BBC-së: