Vendosni fjalën kyçe....

Edhe Rama e shpërndan foton virale të ukrainases në “Facebook”: Deri dje ishte thjesht “Miss Ukraina”

Duket se edhe kryeministri Edi Rama është emocionuar nga fotot virale të ish-miss Ukrainës, Anastasiia Lenna, e cila shfaqet me armë në duar për të mbrojtur vendin e saj kundër pushtuesve rusë.

Rama ka publikuar një nga fotot virale të modeles, ndërsa shkruan: “Deri dje ishte thjesht Miss Ukraina”. Postimin ai e shoqëron me një zemër të thyer. 


Anastasiia Lenna është një nga konkurrentet e konkursit të bukurisë që fitoi titullin “Miss Ukraina” në vitin 2014. Ajo u bë virale ditët e fundit pasi iu përgjigj thirrjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensku, që edhe qytetarët e thjeshtë të marrin armët për të luftuar kundër pushtimit të Ukrainës.

Në postimet e saj në rrjetet sociale, Lenna ka bërë thirrje vazhdimisht për mbështetje dhe donacione për forcat e armatosura të Ukrainës.