Vendosni fjalën kyçe....

FIBA përjashton Rusinë nga garat e basketbollit


FIBA ka njoftuar për përjashtimin e klubeve ruse nga pjesëmarrja e tyre në aktivitetet që shtëpia më e madhe e basketbollit i organizon.

FIBA bëri të ditur se ky vendim i tyre do të vlejë deri në njoftim tjetër nga ana e tyre.

“Në përputhje me rezolutën e Bordit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe arsyet e saj, FIBA ka njoftuar sot se ekipet nuk do të lejohen të marrin pjesë në garat e FIBA Basketball dhe 3×3 Basketball deri në një njoftim të dytë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se “FIBA mbetet shumë e shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Ukrainë dhe shpreh ngushëllimet e saj më të thella për viktimat.