Kulla televizive e Kievit ka shpërthyer pas sulmeve të fundit të Rusisë në kryeqytetin e Ukrainës. Lajmi është konfirmuar edhe nga këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashchenko.
Ai tha se kulla televizive e kryeqytetit është sulmuar, duke ndërprerë potencialisht sinjalin e saj.
Shpërthimet sapo janë dëgjuar në zonat e Borshchahivka dhe Dorohozhychi.
Sakaq kanë dalë edhe pamjet e para nga ky sulm.
— Anastasia Magazova (@anastasia_maga) March 1, 2022
“Metro” shkruan se gazetari vendas Illia Ponomarenko tha se autoritetet lokale kishin premtuar të riparonin kullën dhe të rifillonin transmetimin.
Ky sulm erdhi pasi Rusia paralajmëroi banorët e Kievit që të largohen nga shtëpitë e tyre, në një kohë kur analistët kanë frikë se bombardimet e kryeqytetit do të intensifikohen.
Struktura ishte ende e parrëzuar pas bombardimit në zemër të Kievit, por disa transmetime televizive u ndërprenë.