Partia Demokratike do të padisë sot në SPAK kryetaren në detyrë të bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.
Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa doli sot në një Konferencë për mediet ku renditi faktet që sipas saj vërtetojnë përfshirjen e zonjës Sako në një skemë korruptive lidhur me aferën e inceneratorëve.
“PD ka nisur denoncimin e kësaj afere tashmë prej 5 vitesh. Por Komisioni i Inceneratoreve e vërtetoi atë që ka thënë PD, që qeveria “Rama” vodhi 430 milionë euro qytetarëve shqiptarë.
Sot do ju rendis fakte dhe prova ka nxjerrë dhe do i vendosë në dispozicion si të pubikut dhe të SPAK-ut, sepse në fund të konferencës do dorëzojmë padi penale në SPAK.
Sot do shpjegoj skemën korruptive, mafioze të mbetjeve në qytetin e Durrësit që ka përgjegjës direkt znj.Emiriana Sako, pjesë e kësaj skeme kriminale është edhe z.Alqi Bllako që është gjithashtu edhe në këtë skeme të mbetjeve të qytetit të Durrësit.
Znj.Sako u paraqit në Komisionin Hetimor për inceneratorët dhe nuk arriti dot që t’i përgjigjej pyetjeve të komisionit dhe u largua pa dhënë përgjigjet, që kishin nevojat qytetarët e Durrësit dhe gjithë shqiptarëve. Sigurisht që edhe refuzimi për t’iu përgjigjur pyetjeve edhe kjo është pjese e padisë penale.
Skema mafioze e menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Durrësit ka nisur ne datën 10.07.2018 me vendim numër 537 të Këshillit Bashkiak të Durrësit, i cili i drejtohej Komitetit të AKUM për shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe gjetjen e zgjidhjes përsa i përket mbetjeve në qytetin e Durrësit.
MË 10.07.2018 ku ishte evidentuar dhe më pas mbyllja e Porto Romanos dhe nevojës për të depozituar mbetjet e qytetit të Durrësit në nje qytet tjeter, deri në 10.06.2019, nuk është bërë asgjë. Një vit e gjysmë që Emiriano Sako me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka çuar Durrësin drejt një katastrofe mejdisore, duke mirë menduar që kjo t’i shërbejë aferës së inceneratorëve.”– deklaroi Zhupa.