Vendosni fjalën kyçe....

Momenti kur Lavrov po fliste në konferencën e OKB-së por përfaqësuesit e vendeve të BE braktisën sallën (VIDEO)


Përfaqësuesit e Europës dhe aleatë kanë braktisur sot sallën në Konferencës e OKB-së për Çarmatimin të mbajtur në Gjenevë, gjatë kohës që po fliste ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Ky i fundit nuk po fliste live nga salla, por përmes një video-mesazhi në distancë.

Lavrov gjatë fjalimit të tij tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egra” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

Gjatë kohës që transmetohej videoja e tij, përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan nga salla si shenjë kundërshtimi ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë.