Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Më shumë se 660 mijë njerëz kanë ikur nga Ukraina


Refugjatët ukrainas marrin ushqim dhe sende sanitare në Hungari

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përditësuar shifrat për numrin e njerëzve që janë larguar nga Ukraina që nga pushtimi i Rusisë, gjashtë ditë më parë.

Siç raporton BBC, agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se më shumë se 660 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar deri më tani.

Shabia Mantoo, zëdhënësja e agjencisë së refugjatëve të OKB-së, ka thënë në një konferencë në Zvicër se ka raporte për njerëz që presin deri në 60 orë për të hyrë në Poloni, ndërsa radhët në kufirin rumun janë deri në 20 kilometra të gjata.

Ky stacion treni në foton e mëposhtme në qytetin kufitar polak të Przemysl, është kthyer në një strehë të sigurt për mijëra njerëz që ikin nga Ukraina.

Njerëzit duke fjetur në karrige dhe në dyshemenë e stacionit “Przemyśl”