Vendosni fjalën kyçe....

Si po e linçon media e Tiranës juristen që tha një të vërtetë elementare për Rusinë


Ka shkaktuar bujë në portale deklarata e juristes Mirela Jorgo e cila ka thënë se NATO nuk duhet të shtrihet në republikat sovjetike sipas paktit verbal ndërmjet amerikanëve dhe Gorbaçovit.

E drejta ndërkombëtare janë parime për të rregulluar marrëdhëniet mes dy shtete. Rusia ka hyrë në një konflikt me Ukrainën, për një histori të gjatë. Lufta nuk duhet dashur por zhvillohet nëse është e arsyeshme dhe e domosdoshme. Nuk e justifikoj faktin e situatës ku ndodhemi, por duhet pasur parasysh se çfarë është lufta. Duhet respektuar drejtësia në luftë. Sanksionet duhet të jenë proporcionale. Pra nëse  shohim historinë do kuptojmë pse Putin ka arritur në këtë pikë dhe pse ka filluar të nxjerrë dhëmbët kundër Perëndimit

Nuk është pushtim, është një operacion special dhe jo luftë. Nuk i intereson të pushtoj Kievin. Është faji i Perëndimit. Ukraina është në lindje të BE dhe kufizohet nga Rusia. Gorbaçovit ju premtua se nuk do kishte forca të NATO-s në republikat e ish-bashkimit të Sovjetikëve”, tha Mirela Jorgo në ABC News.

Në fakt pohimi i Jorgos është një e vërtetë elementare që e thotë dhe Henry Kissinger dhe Putin edhe studiuesit më seriozë të Rusisë në SHBA.

Por në Tiranë kjo deklaratë bën bujë kryesisht për dy arsye:

E para sepse niveli i njohjes së problemit duke nisur që nga rangjet diplomatike është rang primitiv, ku njësoj si në kohën e Partisë së Punës media duhet të jetë konform vijës ideologjike të partisë si dikur, ndërsa sot konform vijës ideologjike të kooperativës së tipit të lartë në Rrugën e Elbasanit.

Së dyti, narrativa e egër pro amerikane dhe anti-ruse deri në dezinformim, është një narrativë e brumosur sidomos nga Sali Berisha në fillim vitet 90′ e deri më sot.

Ironikisht, kjo pikëpamje për të diskretituar çdo zë qe thotë të vërteta elementarë që nuk i shkojnë për shtat SHBA-ve, është një pikëpamje që në këtë vend e mbolli dhe kultivoi Berisha, i cili sot është i shpallur “non grata” nga e njëjta diplomaci amerikane që mashtroi Gorbaçovin në vitet 90.

Qëndrimet diskredituese dhe kompleksuese ndaj një juristeje që artikuloi një fakt historik të vërtetë janë në fakt qëndrime të frymës së Berishës por që nuk vijnë prej tij por prej nënprodukteve mediatike që ndjekin këtë frymë linçimi.

Ndërsa vet produkti është shpallur sot “non grata”, nënproduktet e tij duket se i qëndrojnë linjës ideologjike puniste, pa e kuptuar në fakt se një nënprodukt nuk mund të sjellë dot diçka më tepër se produkti, ndërsa ky i fundit për fat të keq rezulton sa filo-amerikan i pashoq aq edhe “non grata”./ Hashtag.al