Vendosni fjalën kyçe....

Volodymir Zelensky flet në Parlamentin Europian mes lotësh: Mijëra njerëz janë vrarë në këtë luftë


Në Parlamentin Evropian ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku po diskutohet lufta në Ukrainë nga Rusia. Në nisje të seancës, kryetarja e PE ka dhënë lajmin se do të nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë, lajm i cili është pritur me duartrokitje nga eurodeputetët.

Në këtë seancë u transmetua edhe një fjalim përmes një video-mesazhi i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ai u shfaq duke folur mes lotësh.

“Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve, pasi nuk mundem të them mirëmëngjes apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit.

Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë.”– tha Zelensky.

Zelensky tha se mijëra njerëz kanë humbur jetën nga lufta me Rusinë. Ai tha se presidenti rus Vladimir Putini thotë se do godasin vetëm strukturat ushtarake, por sipas tij 16 fëmijë janë vrarë nga raketat ruse ditën e djeshme.

“Mijëra njerëz janë vrarë në këtë luftë. Pesë ditë të një pushtimi në shkallë të plotë nga federata ruse. Siç e dini unë nuk lexoj shumë atë që kam shkruar. Ne jemi duke e përballuar në realitet këtë luftë . Unë besoj se ne sot po japim jetën për lirinë për vlerat që edhe ju mbroni. Po sakrifikojmë veten, njerëzit tanë më të çmuar më të fortë. Jam shumë i lumtur që jo vetëm po flisni për këtë por edhe po shihni. Kemi një shprehje ukrainase. Ne shpresojmë për anëtarësimin tonë në Europë…Zgjedhja e Ukrainës për të qenë në Europë. Mëngjesi i sotëm ishte tragjik, dy raketa goditen Tarkiv, aty ka gjithashtu edhe shumë qytetarë rusë, më shumë se 20 universitete ndodhen atje.

Këta njerëz të mençur janë mbledhur në sheshet më të mëdha, në sheshin e lirisë sheshin më të madh në Europë. A mund ta imagjinoni që sot dy raketa goditët sheshin e lirisë. Ne po luftojmë për atdheun, lirinë dhe qytetarët tonë. Çdo shesh sot do të quhet sheshi i i lirisë. Kemi dëshirë të shohim fëmijët tanë të gjallë. Kjo është një kërkesë e drejtë. Dje 16 fëmijë u vranë. Putin do thotë po godasim strukturat ushtarake. Çfarë lidhje kanë fëmijët në strukturat ushtarake?”– tha ai.