Vendosni fjalën kyçe....

AMA i tërheq vëmendjen MCN TV: Mos ftoni në emisione persona që mbrojnë Rusinë


Autoriteti i Medias Audiovizive i ka tërhequr vëmendjen televizionit MCN për shkak se në emisionin “Të pa ekspozuarit” që transmetohet në këtë televizion ishte i ftuar më datën 1.3.2022 një panelist i cili sipas autoritetit ka pasur pikëpamje pro ruse.

Por AMA i ka tërhequr vëmendjen MCN duke thënë se panelisti ka bërë deklarata “që nxisin vepra penale” apo “shkelin të drejtat e njeriut”.

Sipas AMA-s “nevoja për pluralizëm mendimesh, për t’i transmetuar shikuesve diversitet pikëpamjesh dhe analizash, nuk mund të përligjin arsyetime të pabazuara dhe që dukshëm justifikojnë dhunën dhe format e gjenocidit ndaj popullsisë të pambrojtur dhe ndaj institucioneve të një vendi sovran”.

Vërejtja e dërguar për MCN | Foto: Endri Meksi