Vendosni fjalën kyçe....

Franca kërcënon ‘të çojë në kolaps ekonomisë ruse’, ministri: Synojmë ‘zemrën’ e sistemit


Bruno Le Maire, Ministri i Ekonomisë i Francës, është zotuar se vendi i tij ‘do zhvillojë një luftë totale ekonomike dhe financiare kundër Rusisë’, duke përshkruar se si Evropa do të kërkojë të ndëshkojë Moskën dhe Presidentin Vladimir Putin për pushtimin e Ukrainës.

Duke folur për ‘Franceinfo’ të martën, ministri i qeverisë ishte i qartë se sanksionet do ‘aplikohen’ ndaj individëve dhe subjekteve derisa ‘Vladimir Putin të ndalojë’.

Duke deklaruar se ‘488 personalitete’ janë shtuar në listën e individëve aktualisht nën sanksione evropiane për konfliktin, Le Maire thotë se Franca ‘do të synojë zemrën e sistemit rus’, duke përfshirë Putinin dhe oligarkët, duke e bërë të qartë se ‘populli rus do të paguajë pasojat’.

“Sanksionet janë efektive, sanksionet ekonomike dhe financiare janë madje jashtëzakonisht efektive,” tha Le Maire, duke pretenduar se ‘rezervat valutore ruse po shkrihen si bora në diell’, pasi ‘rubla është shembur me 30%’.

Përtej sanksioneve që tashmë janë vendosur, Le Maire nënvizoi se si Evropa po kërkon të kalojë nga ngrirja e aseteve në sekuestrimin e aseteve, pasi Bashkimi Evropian (BE) kërkon të sigurohet që ‘asnjë oligark nuk do të rrëshqasë në rrjetën e rrjetave tona’.