Vendosni fjalën kyçe....

Grenell: SHBA-ja ka shfaqur shenja dobësie këto kohë


Diplomati amerikan Richard Grenell ka folur në emisionin “Opinion” për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës si dhe për reagimin e SHBA.

Gjatë një interviste me gazetarin Blendiu Fevziu, lidhur me agresionin rus, Grenell ka fajësuar administratën Biden, duke thënë se SHBA ka shfaqur shenja dobësie, duke bërë që Rusia të përfitonte nga situata.

Sipas Grenell, Putin nëpërmjet sulmeve ushtarake dhe nën administratën Biden do që të rishkruajë kufijtë e Evropës.

“Jo, s’është e vërtetë. Krimea, në 2014. Unë kam një opinion të fortë për këto reagime. Kur ka momente dobësie në Amerikë, kur presidenti i SHBA-së nuk është i qartë, i vendosur dhe heq sanksione dhe pas Nord Stream 2, linja e gazsjellësit… çfarë prisni ju? Po ju numëroj faktet. President Putini mori në mënyrë tepër agresive Krimene gjatë administrimit të Obamës. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë administrimit të Donald Trampit. Tani po i rikthehemi sulmit agresiv të president Putinit që do të pushtojë dhe të rishkruajë sërish kufijtë e Evropës nën administrimit e President Bajdenit. Nuk mendoj se mund të flasim për këtë çështje pa hedhur sytë edhe nga Afganistani. Keni shumë të drejtë. Presidenti i SHBA dha një deklaratë se ishte krenar që nxori 90% të amerikaneve nga Afganistani. E dini ç’do të thotë kjo? 10% mbetën pas. Ne s’e bëjmë këtë gjë në Amerikë. Kjo është dobësi,”-tha Grenell.