Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa: Rama ia dorëzoi Shkodrën Tom Doshit, i duhen kriminelë për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë


Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se i ka dorëzuar qytetin e Shkodrës ish-kandidatit për deputet të shpallur “non grata” nga SHBA-të, Tom Doshi.

Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa tha në një deklaratë për mediet se Doshi blen votat për Ramën dhe kryeministri i dorëzon atij pushtetin në Shkodër.

“Edi Rama i ka dorëzuar Shkodrën Tom Doshit, duke poshtëruar socialistët dhe shkodranët. I zhytur në korrupsion siç u tregua dhe nga afera e inceneratorëve, Ramës i duhen sot kriminelë e të korruptuar për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë.

Pazari i rradhës Rama -Doshi u mbyll ne rezidencën qeveritare. Doshi blen votat për Ramën dhe Rama i dorëzon pushtetin në Shkodër, Doshit.” – deklaroi Zhupa.

Zëdhënësja dhe deputetja e PD-së e bën këtë reagim pas emërimit të Serdar Hoxhës si kryeinspektor i Ndërtimit për veriun. 

Zhupa thotë se riemërimi i Hoxhës në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ajo shprehet se “ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme”.

Deputetja demokrate këmbëngul se emërimi i njerëzve të Tom Doshit tregon se vota e socialistëve përdoret për pushtetin e Tom Doshit.

DEKLARATA E PLOTË E ZHUPËS

Edi Rama i ka dorëzuar Shkodrën Tom Doshit, duke poshtëruar socialistët dhe shkodranët. I zhytur në korrupsion siç u tregua dhe nga afera e inceneratorëve, Ramës i duhen sot kriminelë e të korruptuar për të vazhduar të vjedhë Shqipërinë.

Pazari i rradhës Rama -Doshi u mbyll ne rezidencën qeveritare. Doshi blen votat për Ramën dhe Rama i dorëzon pushtetin në Shkodër, Doshit.

Efektet shihen. Pasi emëroi kandidaten për kryebashkiake në Shkodër, Tom Doshi rikthen në detyrë edhe Serdar Hoxhën, në postin e kryeinspektorit për Veriun në Inspektoratin e Ndërtimit. Riemërimi i tij në këtë post ka për qëllim blerjen e votave në zonën e Velipojë gjë të cilën ai e bëri dhe në zgjedhjet e përgjithshme.

Serdar Hoxha i besuari i Tom Doshit, ka akoma në prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale. Gjate zgjedhjeve te përgjithshme ishte kandidati i Tom Doshit.

Tom Doshi, njeriu që vendos për gjithçka në Shkodër në emër të Edi Ramës, emëron persona të inkriminuar për të përfituar vota.

Aleanca e Edi Ramës me Tom Doshin edhe pas shpalljes së tij non grata nga SHBA, nuk është ndalur asnjëherë. Tom Doshi ka përfituar miliona euro nga qeveria e Edi Ramës, për t’i përdorur ato për blerjen e votave ashtu siç bëri në masakrën e zgjedhjeve të 25 Prillit, me të njëjtën skemë po vepron dhe sot së bashku me non gratën tjetër.

Emërimi i njerëzve të Tom Doshit tregon se vota e socialistëve përdoret për pushtetin e Tom Doshit.

Shkodranët në 6 mars do të vendosin nëse do ta lënë bashkinë në administrim të TOM DOSHIT, apo do të refuzojnë non gratat.

Demokratët në 6 mars do të vendosin nëse do ta kenë bashkinë në administrim të LSI dhe Ilir Metes që ta përdorë për hallet e tij

Zgjedhja s’ka qenë kurrë më e qartë:

Kandidatët e Doshit e Metës apo birin e tyre Xhemal Bushatin!

Partinë e non-gratave, apo Partine Demokratike të Shqipërisë!

Aleancën me SHBA, apo aleancën e non gratave?

Kush zgjedh partinë e re të Metës dhe Berishës, mban Doshin dhe Ramën.