Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Agjencisë së Tenderave Endri Mullai përfshihet në skandal me manipulimin elektronik


Kreu i Agjencisë së Tenderave Endri Mullai është përfshirë në një skandal me manipulimin elektronik lidhur me një tender.

Bëhet fjalë për një tender të publikuar nga Agjencia e Blerejeve të Përqendruara për ‘Blerje tonerash’ me vlerë rreth 2.1 milionë euro, procedurë e ndarë në tetë lote.

Pas ankimimit të njërës prej kompanive që ka marrë pjesë në garë, ‘Erisoni Company’, Komisioni i Prokurimit Publik i ka propozuar Agjencisë së Prokurimit Publik që të nisë një hetim administrativ ndaj Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara të drejtuar nga Endri Mullai.

Ankimimi i kompanisë ‘Erisoni Company’ ka të bëjë me Lotin 4 (Loti 4) dhe Lotin 6 (Loti 6) të procedurës së prokurimit publik me vlerë 2.1 milionë euro për blerjen e tonerave për dy ministritë, atë të Bujqësisë e atë të Energjisë.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara ka pretenduar në çështjen e shqyrtuar se shkak për anulimin e fituesit ka qenë një gabim njerëzor.

Megjithatë duhet thënë se gabimi njerëzor që pretendohet ka ndodhur në dy raste, njëherë në pocedurën për lotin 4 e njëherë në procedurën për lotin 6 duke hedhur dyshime të forta mbi të.

Në përfundim të shqyrtimit KPP ka vendosur që të mos lejojë Autoritetin Kontraktor (Agjeninë e Blerjevet të Perqendruara) të vazhdojë me anulimin, për hapat e mëtejshëm të Procedurës së Prokurimit. Si dhe të presë derisa të mbarojë Hetimi Administrativ nga Agjencia e Prokurimit Publik.