Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Franca nuk është në luftë me Rusinë, mbaj kontakte me Putinin


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot i është drejtuar popullit francez, ku ka folur edhe për krizën në Ukrainë, pas përpjekjeve për pushtim nga Rusia.

Macron ka thënë se Franca nuk është në luftë me Rusinë.

“Nuk jemi në luftë me Rusinë”, ka thënë Macron, në kohën kur shumica e shteteve perëndimore po tregohen të rrepta me Putinin dhe shtetin rus.

Në adresimin e tij, ai ka thënë se lufta në Ukrainë ka trazuar Evropën.

Gjithashtu, Macron ka theksuar se mban kontakte me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndryshe nga Macron, disa liderë të perëndimit, kanë ndërprerë marrëdhëniet me Putinin pas vendimit të tij për të ndërhyrë ushtarakisht në shtetin fqinj.

Ai ka thënë se arsyeja e mbajtjes së kontakteve, bëhet “që ta bindë atë për ta ndalur luftën” si dhe për ta parandaluar “zgjerimin e konfliktit”.