Vendosni fjalën kyçe....

Partneri i Hunter Biden dënohet me burg në SHBA


Devon Archer, një mik i ngushtë dhe ish-partner biznesi i djalit të oresidentit amerikan Joe Biden, Hunter, u dënua të hënën për mashtrim të një fisi vendas amerikan.

Një gjykatës federal në Nju Jork tha se Archer mund të shkojë në burg për një vit e një ditë si dhe të shërbejë një vit prove e të humbasë 14 milionë dollarë pasuri.

Archer fitoi famë kur u zbulua se prezantoi Hunter Biden – partnerin e tij në Rosemont Seneca – me kompaninë ukrainase të gazit Burisma në vitin 2014.

Archer dhe Biden u ulën në bordin e drejtorëve të Burisma për vite me radhë, duke u raportuar se paguheshin mbi 83,000 dollarë në muaj.

Megjithatë, dënimi i së hënës nuk lidhet me marrëveshjet e gazit ukrainas, por me dënimin e qershorit 2018 për komplot dhe mashtrim të letrave me vlerë, mbi rolin e Archer në një skemë obligacionesh për të mashtruar një fis Oglala Sioux në shumën prej dhjetëra milionësh.

Archer dhe dy të pandehur të tjerë komplotuan që Korporata e Komunitetit të Liqenit Ëakpamni të lëshonte një sërë obligacionesh fisnore dhe mashtruan si fisin ashtu edhe blerësit e bonove duke futur në xhep fitimet, tha gjykata në vitin 2018.

Archer dhe një tjetër i pandehur i kishin përdorur obligacionet për të përmbushin kërkesat e kapitalit në marrëveshjet e ndërmjetësve dhe përdori fitimet për të blerë kompani ‘si pjesë e një strategjie për të ndërtuar një konglomerat shërbimesh financiare’, sipas Departamentit të Drejtësisë.