Gjatë fjalimit të tij ku bënte thirrje për mbështetjen e Ukrainës kundër pushtimit rus, presidenti amerikan Joe Biden bëri një gafë, që vuri në siklet edhe zv.presidenten Kamala Harris e cila qëndronte pas tij ndërsa fliste.
Kjo pasi në vend të thoshte populli ukrainas, Biden u shpreh “populli iranian”.
“Putini mund të rrethojë Kievin me tanke, por ai kurrë nuk do të fitojë zemrat dhe shpirtrat e popullit iranian.”- ishte fjala e Bidenit. Momenti i sikletshëm filloi menjëherë të bëhej viral në “Twitter” dhe media të tjera sociale.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila qëndronte pas tij, e kuptoi gafën e presidentit në çast dhe u pa duke thënë fjalën “ukrainas” nën dhëmbë.
LMFAO Kamala appears to mouth “Ukrainian” when Joe Biden said Iranian.
pic.twitter.com/E28NEmiPOv— Greg Price (@greg_price11) March 2, 2022
Kjo nuk është hera e parë që 79-vjeçari Biden i ngatërron fjalët gjatë fjalimeve të tij politike. Madje vitin e kaluar, gabimisht e quajti zv.presidenten e tij Kamala Harris si “Presidentja Harris”.