Janë publikuar rezultatet e valës së dytë të sondazhit të PIPOS Prishtinë pak ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit, që do mbahen në 6 bashki.
Sondazhi parashikon se gara elektorale është e përqendruar midis dy forcave të mëdha politike, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ndërsa kandidatët e prezantuar nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë” mes LSI-së, PDK-së dhe ish-kryeministrit Sali Berisha nuk duket të kenë një mbështetje po aq të fortë.
Sipas të dhënave të sondazhit, Partia Demokratike fiton Bashkinë e Durrësit, Shkodrës dhe Dibrës. Ndërsa Partia Socialiste fiton tre bashkitë e tjera, Lushnjën, Rrogozhinën dhe Vorën me një rezultat shumë të ngushtë.
“Shtëpia e Lirisë” nuk fiton në asnjë bashki.
Sipas kompanisë, për realizimin e këtij sondazhi u kryen intervista të drejtpërdrejta nga një staf anketuesish profesionistë në terren, me një kampion përfaqësues për çdo bashki, duke respektuar standardet statistikore me një marzh gabimi 3%.
Kliko këtu për rezultatet e sondazhit.