Vendosni fjalën kyçe....

Rama ironizoi kandidatin e PD-së në Lushnjë, Gazment Bardhi: Të kërkoje ndjesë për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat që bëri sot kryeministri Edi Rama në Lushnjë.

Bardhi thotë se kandidatja e PS-së Eriselda Sefa është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

Dhe sipas tij në vend “që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta”, Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në këtë bashki.

“Edi Rama ishte sot në Lushnjë, por nuk kërkoi ndjesë për shndërrimin e Bashkisë në skenë krimi. Ai nuk u distancua nga korrupsioni dhe vjedhja në Bashkinë Lushnjë dhe u paraqiti sot qytetarëve të Lushnjës të njëjtën alternativë, anëtaren e të njëjtit ekip, që prej 15 vitesh mban peng Bashkinë e Lushnjës.

Lushnja ka zgjedhje të parakohshme në 6 Mars për shkak se Edi Rama abuzoi me besimin e lushnjarëve dhe se i gjithë zinxhiri drejtues i Bashkisë dhe Partisë Socialiste Dega Lushnjë është sot në burg. Eriselda Sefa, kandidatja e Edi Ramës në Lushnjë, është vetë e kallëzuar në SPAK për abuzime me detyrën dhe besimin e qytetarëve.

Në vend që të vijë vërdallë në Lushnjë dhe të tregojë barcaleta, Edi Rama dhe kandidatja e tij në Lushnjë duhet t’u kërkonte ndjesë qytetarëve lushnjarë për vjedhjen dhe korrupsionin prej 15 vitesh në Bashkinë Lushnje.  Ndjesa e munguar për lushnjarët është shenjë e qartë e arrogancës, mosmirënjohjes dhe sjelljes si pushtues me bashkëqytetarët e tyre. Lushnjarët nuk janë pronë e askujt, ndërsa Lushnja është pronë e qytetarëve të saj.  

Qytetarët e Lushnjës në 6 Mars kanë shansin të heqin shiritin skenë krimi nga Bashkia Lushnjë dhe t’u kthejnë bashkinë qytetarëve.

Eriselda Sefa nuk është alternativë e re për qytetarët. Ajo është vazhdim i të njëjtit grupim, që kërkon ta mbajë Bashkinë Lushnjë skenë krimi edhe për më gjatë.”– shkruan Bardhi.

Kujtojmë se pak më herët ditën e sotme, kryeministri Rama ironizoi sot në Lushnjë kandidatin e PD-së Indrit Sefa si dhe atë të koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano, duke thënë se “njëri është i bravës dhe tjetri i bishtit të varesë”.