Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 1.6 vite burg për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda


SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar i kërkuar nga organi i akuzës është 1 vit burg e 3 vjet heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.

Për Florida Beun e Majlinda Hasani, që janë pjesë e dosjes SPAK kërkoi nga 15 muaj burg e për shkak të gjykimit të shkurtuar është ulur në 10  muaj burg.

Voda akuzohet se në kohën kur ka qenë zv.ministre e Brendshme ka përfituar 1 mijë euro ryshfet, një celular si dhe një arkë me peshk nga dy persona për të mundësuar punësimin e Florida Beut në ministri.