Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se i ka parë vetëm një herë fëmijët e tij që kur filloi lufta me Rusinë.
Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale. Zelenskiy sapo kishte përfunduar një intervistë dje kur mësoi për sulmin në kullën televizive në Kiev, afër “Babyn Yar”, një vend përkujtimor për rreth 30 mijë hebrenj të vrarë nga nazistët.
Në ato momente kur merr vesh për sulmin, Zelensky po pyetej se kur e kishte parë për herë të fundit familjen e tij.
Pjesë nga intervista:
Zelensky: Vetëm punë dhe gjumë, kaq.
Gazetari: A i mund t’i shihni fëmijët dhe familjen tuaj?
Zelensky: Jo, nuk mund t’i takoj.
Gazetari: Kur ishte hera e fundit që i keni parë ata?
Zelensky: Para kësaj lufte.
Gazetari: Faleminderit.
Zelensky kujtohet: Jo, jo para kësaj lufte jo. I kam takuar 3 ditë më parë. Në mes të kësaj lufte.
Gjatë kohës që jepte intervistën, një raketë ruse sapo kishte goditur një kullë televizive pranë vendit përkujtimor të Holokaustit “Babyn Yar” në Kiev. Shefi i Sigurisë së Ukrainës i bëri me dije lajmin se është sulmuar qendra përkujtimore dhe këtu Zelensky shton me ironi: “Kjo është Rusia, përgëzime!”
“Work and sleep, that’s it.”
Ukraine’s president Volodymyr Zelenskyy says he has only seen his family once since Russia invaded his country a week ago.
A Russian missile had just struck a TV tower by the Babyn Yar Holocaust memorial site in Kyiv as he spoke to reporters. pic.twitter.com/gSGJgkTTh5
— Channel 4 News (@Channel4News) March 2, 2022