Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: Shqipëria dhe 37 vende referuan në Gjykatën Penale situatën në Ukrainë, Rusia të hetohet për gjenocid


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar se Shqipëria së bashku me 37 shtete të tjera kanë referuar në Gjykatën Ndërkombëtare Penale çështjen në Ukrainë.

38 vendet kërkojnë që Rusia të hetohet për krime lufte, kundër njerëzimit dhe gjenocid kundër njerëzimit.

Shqipëria bashkon forcat me 37 aleatë dhe partnerë për të referuar situatën në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Rusia duhet të hetohet për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid në Ukrainë. Bota nuk do ta pranojë kurrë agresionin”-shkruan Xhaçka.