12 persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë ndërsa 2 të tjerë jane proceduar penalisht.
Të ndaluarit akuzohen për vepra të ndryshme penale si ‘moskallëzim krimi’, shitje lëndësh narkotike, armëmbajtje pa leje, mashtrim e drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Ndër të ndaluarit ka edhe persona të shpallur në kërkim pasi janë dënuar më herët për krime të ndryshme.
Njoftimi
“Vihen në pranga 12 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. V., 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar mjetin. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. S., 42 vjeç, pasagjer në mjet, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
M.H., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa; F. V, 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa dhe kokainë;
E.P., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë dhe një mjet prerës (thikë metalike);
K.Xh., 26 vjeç dhe D. C., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pasi gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin D. C. dhe pasagjer shtetasin K. Xh., është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasit B. B., 36 vjeç, pasi në periudha të ndryshme kohore, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shtetasit B. L., 41 vjeç, një shumë të konsiderueshme parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin Naim Luli, 58 vjeç, pasi nga dënimi me 14 vjet burgim që i caktuar Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, i ka mbetur për të vuajtur edhe 1 vit burg.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 44 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi duke drejtuar motomjetin e tij pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. T., 44 vjeç dhe P. Gj., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetin përkatëse, në gjendje të dehur; A. T., 57 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe proceduan penalisht shtetasen E. V., 51 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi shtetasi A. T., duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. K. dhe pasagjer shtetasin Xh. Z., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja E. V., ka pohuar se mjetin e drejtonte ajo.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”