Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Lala: Mbi 1 milion ukrainas kanë lënë Ukrainën për shkak të konfliktit


Gazetarja Klodiana Lala, duke raportuar në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës deklaroi se janë mbi 1 milion ukrainas kanë lënë vendin për shkak të pushtimit rus dhe luftimeve në pothuaj të gjithë vendin.

Popullasia që largohet nga vendi po shkojnë në drejtim të Rusisë dhe të tjerë në Hungari.

E gjithë vëmendja e disa mediave kryesore botërore është përqendruar në këtë pikë të kalimit kufitar. Pritet një krizë humanitare. Mbi 1 mln ukrainas kanë lënë vendin. Një numër i konsiderueshëm kanë zgjedhur të shkojnë në drejtim të Rusisë, të tjerë në Hungari e vende të tjera kufitare me Ukrainën”, raportoi gazetarja Klodiana Lala nga pika kufitare Medyka.