Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Shqipëria do preket nga rritja e çmimeve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë


Kryeministri Edi Rama deklaroi në emisionin “Opinion” se edhe Shqipëria do të preket nga rritja e çmimit të energjisë dhe produkteve për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Rama tha se Nafta është kthyer në çmimin më të lartë të vitit 2014.

Nafta sot është kthyer në pikun e vetë të viti 2014, dhe sigurisht ishte një trend i post pandemisë  dhe si efekt i nevojës në rritje ka bërë edhe Shqipëri do të preket. Çmimin e energjisë nuk e kishim parashikuar, por duhet të jemi të vetëdijshëm që jemi në luftë, nuk na prek ushtarakisht, por nga pikëpamja e çmimeve”,-tha Rama.