Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Bulqizë, ku një minator ka mbetur i plagosur pasi u aksidentua duke punuar në një galeri kromi.
Sipas “Report TV”, minatori Rasim Laçi i cili është banues në Shupenzë po punonte në një nga galeritë private në Bulqizë
Pas aksidentit, 40-vjeçari është dërguar fillimisht në spitalin e Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë, por për shkak të plagëve të rënda është dërguar për mjekim të specializuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.