Vendosni fjalën kyçe....

Ambasada e SHBA-ve në Kiev: Është krim lufte të bombardosh një central bërthamor, të hetohet në Hagë


Ambasada amerikane në Kiev ka reaguar ndaj sulmit në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s, i cili është edhe centrali më i madh në Evropë.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Twitter”, ambasada thotë se ky sulm përbën një krim lufte dhe paralajmëron se do të hetohet nga Gjykata e Hagës.

“Është një krim lufte të sulmosh një central bërthamor. Bombardimi i centralit bërthamor më të madh të Evropës nga Putini e çon sundimin e tij të terrorit një hap më tej, në Hagë.”- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve në Kiev.

Kujtojmë se centrali i Zaporizhzhia-s u sulmua në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ndodhet nën kontrollin e forcave ruse. Për fat të mirë nga ky incident nuk janë raportuar viktima, por ngjarja ka sjellë reagime të ashpra nga vendet perëndimore.