Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Rusia krijon gënjeshtra për të mbjellë dyshime dhe hequr vëmendjen nga e vërteta


Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar pas deklaratës që Putin bëri në telefonatën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz ku tha se po shtoheshin mercenarët nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia që po shkonin të luftonin kundër  trupave ruse.

Kim tha se kjo ishte një lloj gënjeshtre e krijuar nga Putin për të tërhequr vëmendjen nga sulmet që Rusia po bën ndaj Ukrainës.

Fushata ruse e dezinformimit është në mbingarkesë. Këto janë gënjeshtra të krijuara për të mbjellë dyshime dhe për të hequr vëmendjen nga e vërteta, që është se Rusia ka pushtuar Ukrainën, se Rusia është e përfshirë në një sulm të paramenduar, të paprovokuar, të pajustifikueshëm ndaj një kombi tjetër sovran”-shkruan Yuri Kim.