Disa shtetas rusë janë intervistuar rastësisht nga Radio Evropa e Lirë lidhur me situatën në Ukrainë.
Si reaguan rusët e zakonshëm, në Perm dhe në Vladivostok, kur gazetarët e Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, iu shfaqën atyre disa fotografi?
Disa u larguan pas pyetjeve disa të tjerë treguan mbështetje për Putin dhe veprimet e tij në Ukrainë.
Ndërsa kishte edhe nga ata që fajësonin Presidentin e Ukrainës Zelensky dhe amerikanët.
Kishte edhe nga ata të tjerë të cilët ishin kundër luftës dhe kërkonin paqe.