Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Brisida Shehajt: Kompania në pronësi të zonjës 84-vjeçe në kohën e transaksioneve për inceneratorët


Nënkryetarja e LSI-së, Brisida Shehaj vijon denoncimet lidhur me aferën e inceneratorëve.

Në një postim në “Facebook”, Shehaj ndalet në një tjetër nga kompanitë e denoncuara më parë nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Sipas Shehajt, kompania e radhës “LUMI – 06” deklarohej në pronësi të një zonje të moshës 84-vjeçe.

Shehaj jep të dhëna të kompanisë nga themelimi i saj dhe bilancet përgjatë viteve 2016-2019 dhe thotë se ajo ka qarkulluar 5 milionë Euro.

“Kompania e rradhës nuk ka kursyer as një zonjë që në kohën e transaksioneve ishte 84 vjeç.

Besoj sërish SPAKU nuk na sheh e nuk na dëgjon por kjo kompani ka qarkulluar 5 MILIONË EURO.”- shprehet nënkryetarja e LSI-së.

DENONCIMI I SHEHAJT

NUK HARRUAM

Kompania e rradhes nuk ka kursyer as nje zonje qe ne kohen e transaksioneve ishte 84 vjec.

Besoj serisht spaku nuk na sheh e nuk na degjon por kjo kompani ka qarkulluar 5 MILION EURO

NE DO VAZHDOJME…

Kompania LUMI – 06

Kompania eshte themeluar ne nentor te vitit 2016

Ortaku i vetem LUMTURIJE MURATI

Ne dhjetor te vitit 2017 HAXHIRE GURAKUQI (datelindja 1933) blen 100% te aksioneve

Ne 1.11.2018 riblehen serisht aksionet nga LUMTURIJE MURATI

Ne shkurt te vitit 2019 kompania kalon ne status pasiv

Ne korrik te 2019 aksionet blihen nga THANAS Çani

Bilanci per vitin 2016:

Te ardhurat 5.000.000 leke

Fondi i pagave 120.000 leke

Fitimi 35.459 leke

Bilanci per vitin 2017 :

Te ardhurat 299.108.940 leke

Fondi i pagave 2.291.000 leke

Fitimi 3.119.004 leke

Kompania deklaron se ka shpenzuar 10.300.000 leke per mjete (aktiv afatgjate)

Bilanci per vitin 2018:

Te ardhurat 281.707.355 leke

Fondi i pagave 2.493.500 leke

Fitimi – 276.194 ( humbje)

Bilanci per vitin 2019 eshte deklaruar me 0

Totali i te ardhurave 2016-2019:

585.816.295 leke