Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja 45-vjeçare ndërron jetë ndërsa udhëtonte me urban në Tiranë


Një grua ka humbur jetën mesditën e sotme në kryeqytet, ndërsa udhëtonte me autobus.

Policia ka njoftuar se bëhet fjalë për një grua të moshës 46-vjeçare. Në trupin e saj thuhet se nuk janë konstatuar shenja dhune, megjithatë policia është duke hetuar në lidhje me shkaqet e ngjarjes.

Vdekja e gruas padyshim ka shokuar pasagjerët e tjerë të cilët ndodheshin të pranishëm në mjetin e transportit urban, ndërsa nuk dihen detaje nëse zonja ka qenë e shoqëruar me të afërm.

“Më datë 04.03.2022, rreth orës 12:20, në rrugën “Dritan Hoxha”, në një mjet të transportit publik (autobus) ka ndërruar jetë shtetasja M. N., 46 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e Policisë.