Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Në Durrës, Dibër dhe Rrogozhinë ka shitblerje vote, “Shtëpia e Lirisë do sjellë ndryshim më 6 mars


Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka në një intervistë për Syri TV edhe audiopërgjimin e publikuar të kandidatit të PS në Rrogozhinë, Edison Memolla.

Këlliçi deklaroi se Edison Memolla, në audiopërgjim shprehej se pas zgjedhjeve qytetarët do t’i lërë në harresë dhe shtoi se fenomeni i shitblerjes së votave nuk është vetëm në Rrogozhinë ku u vërtetua me fakte, por edhe në Durrës e Dibër.

“Mishëron mentalitetin tipik të Partisë Socialiste në 9 vite dhe mentalitetin në bashkitë e tyre. Kam denoncuar shkëputjen e energjisë elektrike ndaj qytetarëve që nuk votojnë PS. Dy drejtorë të OSHEE  në Sukth prisnin dritat e qytetarëve, dhe më pas çonin një punonjës që për t’i rilidhur dritat të jepnin votën për PS. S’është vetëm në Rrogozhinë, por edhe në Durrës, sinjale edhe në Dibër.”-tha Këlliçi.

Këlliçi më tej deklaroi se Sali Berisha bëri për tre muaj atë që Lulzim Basha s’e bëri dot për 8 vite.

“6 kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ në pak javë kanë rikthyer shpresën. Ka shërbyer lëvizja ‘Foltore’ e Sali Berishës. Foltorja, Primaret, Kuvendi, Basha nuk e bëri dot realitet në 8 vite. Berisha ja doli për tre muaj.

Kjo periudhë 6-mujore ka shërbyer që PD të shkundej fort dhe të dilte nga hipokrizia e ndërtuar në themel, ku humbja të shitej për fitore. Jemi sot në një politikë reale. Jemi kthyer tek AND-ja e PD-së. Nga 2013 në 2021 me PD ndodhi një denatyralizim i saj. Humbnim gjithë kohës, flisnim për fitore imagjinare. Berisha dhe mbështetësit e tij flasin për zgjedhje të parakohshme dhe një pranverë ndryshimi.”-tha Këlliçi.