Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Durrësi do zgjedhë Ardian Mukën për të mirën e familjes, punës dhe biznesit


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në Durrës me mbështetës të saj për fushatën e kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ardian Muka.

Kryemadhi shprehet se qytetarët e Durrësit, duke votuar për Ardian Mukën do t’i japin qytetit një tjetër energji.

Durrësi këtë të dielë i jep fytyrë të re qytetit duke votuar kandidatin Ardian Muka. Qytetarët durrsak do të zgjedhin më të mirën për familjen, biznesin, punësimin e tyre. Duke votuar Shtëpinë e Lirisë, i gjithë Durrësi merr fyrmë lirisht dhe qyteti i kthehet qytetarëve të tij!”-shkruan Kryemadhi.