Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet fushata në Durrës, Hoti: Në 6 mars i japim fund arrogancës


Kandidati i PD-së për Bashkinë e Durrësit, Luan Hoti në praninë edhe të kryetarit të PD-së Lulzim Basha ka mbyllur fushatën për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Hoti duke i kërkuar votën durrsakëve u shpreh se arrogancës i ka ardhur fundi.

Fjala e plotë:

Të dashur Durrsakë!

Sot është dita e fundit e një fushate të shkurtër por shumë të bukur, shumë energjike.

Sot dua të falenderoj të gjithë ata me të cilët kemi shtrënguar duart, që me kanë dhënë mbështetjen e tyre dhe që me kanë dhënë besimin dhe forcën duke me treguar që jemi në rrugën e duhur.

Dua veçanërisht të falënderoj të gjithë qytetaret, anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, që gjatë kësaj kohe të shkurtër, i kanë dhënë kësaj fushate shpirtin dhe mendjen. I jam mirënjohës dhe shume të tjerëve, qe pavarësisht bindjeve politike apo pakënaqësive të momentin, më kanë mbështetur në këtë iniciativë.

Jam krenar të jem bashkëudhëtari Juaj në rrrugëtimin për t’ja kthyer Durrësin qytetarëve.

Ne zhvilluam një fushatë pozitive. Me një plan te qartë për tja ndryshuar faqen qytetit tone te dashur. Gjatë kësaj kohe të shkurtër të fushatës na kane akuzuar, na kanë baltosur, janë përpjekur të na përçajnë por nuk ja kane dale. Ne kemi qëndruar si qytetare, kemi qëndruar si Demokrate, kemi percjellë modelin më të mirë të të qenit Durrsak.

Ndaj për ti vënë këto vlera në shërbim të qytetit sot është dita ti tregojmë durrsakeve se koha e përdorimit të Bashkisë për interesa private, e keq qeverisjes, e keq administrimit, e mungesës së vëmendjes ndaj interesave dhe nevojave të qytetarëve, i ka ardhur fundi. Arrogances i ka ardhur fundi!

Pas dy ditësh, me votën tuaj, me votën tonë, do të ngjallim shpresën, do të hedhim hapat e parë për një fillim të ri, për një Bashki dhe nje Durrës ne sherbim te qytetareve.
E Diela e 6 Marsit eshte dita ne te cilen Bashkia do te behet e juaja! Eshte dita ne te cilen me voten tuaj do te vendosni te jeni vendimmarresit per te tashmen dhe te ardhmen e qytetit.

Të dashur qytetarë të Durrësit! Më 6 Mars shkoni dhe votoni! Votoni si njerëz të lirë, votoni për veten tuaj! Votoni që bashkia të jetë e juaja! Votoni që t’i japim fund marrjes peng të Durrësit, që qyteti ynë t’i rikthehet qytetarëve!