Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka deklaruar se ushtarët rusë kishin kryer përdhunime në qytetet ukrainase.
Megjithatë Kuleba nuk dha asnjë provë për pretendimin e tij.
“Kur bien bomba në qytetet tuaja, kur ushtarët përdhunojnë gratë në qytetet e pushtuara dhe kemi raste të shumta për fat të keq, kur ushtarët rusë përdhunojnë gra në qytetet e Ukrainës, është e vështirë sigurisht të flasësh për efikasitetin e ligjit ndërkombëtar.”– tha Kuleba gjatë një eventi në Chatham House në Londër, citon Reuters.
“Por ky është i vetmi mjet qytetërimi që është në dispozicion për ne për t’u siguruar që përfundimisht të gjithë ata që bënë të mundur këtë luftë do të sillen para drejtësisë.”- tha Kuleba, i cili po fliste në anglisht.