Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Më shumë se 1.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina


Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se më shumë se 1.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt.

Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF vlerëson se rreth gjysmë milioni prej atyre që kanë ikur janë të rinj.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka parashikuar se më shumë se katër milionë refugjatë ukrainas mund të kenë nevojë përfundimisht për mbrojtje dhe ndihmë.

Shefja e komunikimit e UNCHR-së, Joung-ah Ghedini-Williams e përshkroi shkallën e eksodit si “fenomenale“.

“Ne e dimë se ka shumë të tjerë në lëvizje. Gjithashtu ka një numër të mundshëm të barabartë brenda vendit që janë të zhvendosur brenda vendit.”– deklaroi ajo, sipas The Guardian.

Pak më shumë se gjysma e atyre që janë larguar nga Ukraina kanë kaluar në perëndim në Poloni.