Autoritetet ukrainase thonë se forcat ruse kanë pushtuar centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s.
“Personeli operativ po monitoron gjendjen e njësive të energjisë.”– tha një autoritet lokal në mediat sociale, cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Personeli i stacionit vazhdon të punojë dhe të monitorojë gjendjen e njësive të energjisë.
Pak më herët, në fabrikë shpërtheu një zjarr pas një sulmi me granatime ruse. Siç shkruan RT, zjarri në termocentralin bërthamor shpërtheu të enjten mbrëma në objektin e trajnimit që ndodhet pranë stacionit.
Fillimisht u raportua nga kryebashkiaku i Energodar se zjarri ishte shkaktuar nga granatimet ruse. Gjithashtu u raportua se zjarri kishte përfshirë vetë termocentralin, por shërbimet e urgjencës i hodhën poshtë këto pretendime.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri një deklaratë të premten në mëngjes, duke shprehur shqetësimin për incidentin, i cili sipas tij mund të kthehej në “një Çernobil të dytë apo edhe më keq”.
Zaporizhzhia NPP is under fire! The entire Europe is at risk of a repeat of the nuclear catastrophe. Russians must stop fire! pic.twitter.com/P46YxKZZ0W
— Михайло Подоляк (@Podolyak_M) March 4, 2022