Senatori republikan Lindsey Graham bëri të enjten një thirrje publike që “dikush në Rusi” të “përpiqej ” të vriste presidentin Vladimir Putin. PAsi kështu sipas tij do t’i bënte vendit dhe botës “një shërbim të madh”.
Ambasadori rus në Uashington ka reaguar duke i cilësuar këto komente “të papranueshme dhe të egra”.
Senatori i Karolinës së Jugut gjatë një interviste televizive u shpreh se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ishte duke vrarë presidentin rus, Vladimir Putin.
— Lindsey Graham (@LindseyGrahamSC) March 4, 2022
Ai përmendi edhe shembuj historikë të komploteve për të vrarë liderë të famshëm politikë, duke përfshirë tentativat për të vrarë Çezarin dhe Hitlerin.
Por ambasadori rus Anatoly Antonov i dënoi komentet e senatorit amerikan duke thënë se kjo tregonte se “rusofobia dhe urrejtja në Shtetet e Bashkuara ndaj Rusisë” kishin dalë përtej kufijve dhe pohoi se Graham de facto po mbronte një akt terrorizmi për të çuar përpara qëllimet politike të Uashingtonit.
Diplomati rus sipas RT-së, shtoi se Moska ishte e frikësuar për të ardhmen e kombit amerikan, duke pasur parasysh se njerëz si senatori në fjalë qëndrojnë në krye.
Përpjekjet për të vrarë liderë të huaj nuk janë të padëgjuara në politikën e jashtme të SHBA-ve. Udhëheqësi revolucionar i Kubës, Fidel Castro, ishte ndoshta shembulli më i famshëm. Ai ishte në shënjestër të komploteve të shumta të hartuara nga CIA, siç u zbulua nga Komiteti i Kishës në vitet 1970. Një shembull më i fundit ishte Muammar Gaddafi i Libisë. Ai ishte personalisht në shënjestër të sulmeve ajrore të NATO-s gjatë fushatës ajrore të vitit 2011 për të shkatërruar ushtrinë e vendit dhe për të siguruar një fitore për forcat anti-qeveritare. Ai u kap përfundimisht nga rebelët pasi autokolona e tij që po ikte u godit nga një sulm ajror dhe u ekzekutua me shpejtësi.