Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i inteligjencës ruse pretendon se Ukraina po punonte për të pasur armët e saj bërthamore: SHBA e BE e dinin


Shefi i inteligjencës ruse ka pretenduar se Ukraina ishte duke punuar për armë bërthamore dhe se SHBA-ja e dinte këtë.

Më herët presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërcënoi të tërhiqte Ukrainën nga Marrëveshja e Budapestit, sipas së cilës Ukraina e sapopavarur hoqi dorë nga arsenali bërthamor që trashëgoi nga Bashkimi Sovjetik në këmbim të garancive të sigurisë.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR), Sergei Naryshkin, ka deklaruar se SVR kishte marrë informacione që tregonin se Ukraina po punonte në ndërtimin e armëve të saj bërthamore. Naryshkin theksoi se kërcënimet e Presidentit Volodymyr Zelensky për të braktisur Marrëveshjen e Budapestit nuk ishin ‘një premtim bosh’.

Naryshkin vuri në dukje se Ukraina ka ruajtur potencialin teknik për të krijuar armatim bërthamor dhe se ky është më i lartë se ai i Iranit dhe Koresë së Veriut.

“Jo vetëm që Rusia e dinte për këtë, por edhe amerikanët. Në të njëjtën kohë, ata jo vetëm që nuk ndërhynë në planet e tyre, por ata ishin gjithashtu të gatshëm, siç thonë ata, t’i jepnin një dorë ndihmë Ukrainës me sa duket duke shpresuar se armët bërthamore ukrainase nuk do të drejtoheshin drejt perëndimit, por drejt lindjes.” – theksoi ai.

Shefi rus i inteligjencës kritikoi më tej mosveprimin e vendeve të BE-së, të cilat nuk arritën të ndërmarrin asnjë veprim pas kërcënimeve të Zelenskit në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të tërhequr vendin e tij nga Marrëveshja e Budapestit – një marrëveshje e vitit 1994, sipas së cilës Ukraina e sapopavarur hoqi dorë nga arsenali bërthamor që ajo kishte trashëguar nga Bashkimi Sovjetik dhe u zotua të qëndronte jo-bërthamore.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha më herët se Moska nuk mund të lejojë që armët që do të kërcënojnë Rusinë të vendosen në territorin ukrainas.