Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka përgënjeshtron deklaratën e Putin: Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë, Moska përsërit gënjeshtrat


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas publikimit nga media ruse të qëndrimit të paraqitur nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në telefonatën e bërë me kancelarin gjerman Olaf Sholz se në Ukrainë ka mercenarë nga Shqipëria.

Xhaçka ka përgënjeshtruar këtë pohim të Putin duke e thënë se kjo është një gënjeshtër që vijon të përsëritet nga Moska.

Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”-shkruan Ministrja Xhaçka.