Vendosni fjalën kyçe....

Takimi i dy senatorëve amerikanë në 2016-ën me ushtarët ukrainas: 2017-ta do jetë viti i sulmit ndaj Rusisë (Video)


Një video e pazakontë ka rrjedhur në rrjetet sociale. Në të tregohen senatori repulikan Lindsey Graham dhe ish-senatori i ndjerë republikan, John McCain.

Ata janë shfaqur në krah të ish-presidentit ukrainas Petro Poroshenko dhe një grupi ushtarësh ukrainas duke biseduar brenda një dhome.

Videoja pretendohet se është bërë në vitin 2016 ndërsa i pari që e merr fjalën është senatori Graham. Ai u drejtohet ushtarëve ukrainas se viti 2017 do ishte viti i sulmit ndaj Rusisë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për sulmin ndaj territorit rus apo dy republikave separatiste në Donbass. Graham thekson se pasi të kthehet në Uashington do bëjë çmos që ta çojë përpara çështjen kundër Rusisë.

“Lufta juaj është lufta jonë. 2017-ta do jetë viti i sulmit. Të gjithë ne do kthehemi në Uashington dhe do e shtyjmë përpara çështjen kundër Rusisë. Mjaft më me agresionin rus. Është koha për ta që të paguajnë një çmim të madh.” – thotë Graham.

Pas tij e merr fjalën ish-senatori i ndjerë John McCain. Ai flet më shkurt ndërsa shpreh bindjen e tij në fitoren e ushtrisë ukrainasë teksa zotohet se do bëjnë gjithçka për ta furnizuar Ukrainën me mjetet e duhura ushtarake e logjistike.

“Unë besoj se ju do fitoni. Jam i bindur se do fitoni dhe ne do bëjmë gjithçka që mundemi që t’u sigurojmë ato që ju duhen për të fituar.” – thotë McCain.

Videoja është shfaqur teksa Rusia ka nisur prej më shumë se një jave një sulm ushtarak ndaj Ukrainës. Pas kësaj SHBA-ja, BE-ja, Kanadaja e shumë vende të tjera kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Rusisë.