Një aksion i zhvilluar nga Policia e Kukësit dhe Tropojës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave të cilët transportonin një sasi prej 33 kg kanabis.
Aksioni u zhvillua në aksin Bajram Curri-Tropojë në kruqëzimin e fshatit Sopot ku policia ndaloi dy automjete me të cilat udhëtonin të arrestuarit.
Të ndaluarve ju gjetën edhe 3 armë zjarri, 1 automatik 1 mitroloz i lehte dhe një pistoletë si dhe municion luftarak.
Në pranga ranë shtetasi B. M., 35 vjeç, dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj dhe A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fierza 2022”.
Operacioni i zhvilluar nga DVP Kukës, Komisariati i Policisë Tropojë nën drejtimin e dy Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Kukës e Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Me drogë e arsenal armësh në makina, kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas.
Sekuestrohen 3 armë zjarri (1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë ECOL) municion luftarak dhe 33 kg lëndë narkotike kanabis.
Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e grumbulluara në rrugë operative se disa shtetas do të shisnin armë zjarri e lëndë narkotike, organizuan punën dhe nën drejtimin e dy Prokurorive të Retheve Gjyqësore Tropojë e Kukës, si dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ” Fierza 2022″.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– B. M., 35 vjeç, dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.
-A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Bajram Curri- Tropojë, në kryqëzimin e fshatit Sopot, duke lëvizur me automjetet tip “Volksëagen” dhe “Benz”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjete, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro, dhe dy automjetet tip “Volksëagen” dhe “Benz”.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në bashkëpunim.