Tirana e Partizani janë ndarë në paqe në derbin e kryeqytetit që u luajt mbrëmjen e sotme. Sfida e pritur me shumë interes është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.
Pas këtij rezultati bardheblutë ruajnë kreu e renditjes me 9 pikë më shumë se Laçi i vendit të dytë, që nesër udhëton drejt Krujës për t’u ndeshur me Kastriotin.
Partizani nga ana e tij mbetet në vendin e pestë të renditjes dhe në pozita ende të mira për sa i përket vendit të tretë që i mundëson pjesëmarrjen në Kupat e Europës.