Vendosni fjalën kyçe....

Nga Elisabeta Imeraj te Majlinda Kelmendi, MAMFORCE publikon gratë më të vlerësuara në Shqipëri për muajin mars


MAMFORCE një organizatë prestigjioze në Evropë e cila kryen matje mbi impaktin social që kanë personazhe apo grupe sociale në shoqëri ka nxjerrë rezultatet e saj të fundit për gratë e njohura në Shqipëri në fusha të ndryshme.

Nga politika, drejtësia, shoqëria civile, media dhe sporti, MAMFORCE ka zgjedhur gratë më të spiktatura në këto fusha në Shqipëri.

Në muajin e grave kompania MAMFORCE konfirmon kompetencat në zbatimin e përgjegjësisë familjare të korporatës dhe barazisë gjinore.

MAMFORCE ka spikatur Kryeprokuroren e Tiranës Elizabeta Imeraj si zëri i grave në fushën e ligjit dhe lidershipin e saj në barazinë gjinore në ligj, ka njohur rolin e Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali si zëri i grave në politikë dhe lidershipin ne promovimin e barazisë gjinore në politikë..

MAMFORCE ka shpallur pedagogen Iris Luarasi si zërin e grave në shoqërinë civile dhe promovimin e barazisë gjinore në organizatat jo qeveritare, moderatorin e Eni Vasili e ka cilësuar si zërin e grave në media dhe rolin e saj në promovimin e barazisë gjinore në media dhe atleten Majlinda Kelmendi si zërin e grave në sport.

Organizata MAMFORCE përpiqet që përmes punës së saj të përmirësojë angazhimin e punonjësve në barazinë gjinore në fusha të ndryshme.