Denys Kireev, një nga anëtarët e delegacionit ukrainas që mori pjesë në raundin e parë të negociatave me Rusinë në Gomel të Bjellorusisë, u vra gjatë një operacioni të shërbimeve të sigurisë ukrainase (Sbu).
Kjo u raportua nga deputeti Oleksiy Goncharenko në kanalin e tij Telegram, sipas raporteve nga agjencia Interfax-Ukraine.
Sipas deputetit, shërbimet kishin prova të qarta të tradhtisë së tij, duke përfshirë edhe disa telefonata. Kireev, shtoi ai, u vra gjatë një operacioni për arrestimin e tij.