Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria ruse sulmon me armë makinën e gazetarëve të Sky News (Video)


Grupi i gazetarëve të Sky News të cilët ishin duke raportuar nga zona e luftës në Ukrainë janë qëlluar nga ushtria ruse.

Në një video të postuar nga vetë televizioni shihet se si plumbat vijnë drejt makinës së tyre.

Kryekorrespondenti Stuart Ramsay u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të shpinës ndërsa ishte në makinë teksa transportonte ekuipazhin e tij drejt Kievit ditën e hënë. Dy fishekë goditën gjithashtu operatorin e kamerës Richie Mockler në pajisen antiplumb.

Pamjet tregojnë plumba që godasin makinën, ndërkohë që ekipi dëgjohet teksa bërtet dhe xhami i mjetit thyhet.

Pas një përplasjeje të tensionuar, ekipi vrapoi duke përdorur një mur betoni për mbulim dhe më pas u fshehën në një fabrikë deri sa erdhi policia ukrainase dhe i shpëtoi.

I gjithë ekuipazhi, duke përfshirë Dominique van Heerden dhe Martin Vowles të Sky News, tashmë janë të sigurt dhe janë kthyer në Britani Anëtari i pestë i ekipit, producenti vendas Andrii Lytvynenko, qëndroi pranë familjes në Ukrainë.